“48 orë përpara, jo sonte për nesër”/ Opozita kundërshton mbledhjen për buxhetin 2027, Bardhi: Po na fyejnë!

“48 orë përpara, jo sonte për nesër”/ Opozita kundërshton mbledhjen për buxhetin 2027, Bardhi: Po na fyejnë!

Konferenca e Kryetarëve do të mblidhet nesër në orën 08:30 për prezantimin e pr.ligjit për buxhetin 2027 nga Petrit Malaj. Report Tv ka zbuluar ekskluzivisht debatet e forta në grupin e punës së konferencës. Kundërshtimet kanë ardhur nga deputetët e PD që i kërkojnë Kuvendit të zbatojë rregulloren që parashikon njoftimin 48 orë para. Gjithashtu ata thonë se buxheti duhet të ishte dorëzuar që më datë 20 tetor dhe të prezantohej kalendari, gjë që përbën shkelje nga ana e qeverisë.Buxheti për vitin 2027 do të jetë rreth 10.2 miliardë euro. Ministria e Shëndetësisë merr pjesën më të madhe të ‘tortës’ me 89.3 miliardë lekë, ku do të vijojë mbështetja për barnat onkologjike. Pason e Mbrojtjes me 76.5 miliardë lekë, ndërsa 279.7 miliardë lekë do të...