46 gola me PSG, Marquinhos: Dua të ndihmoj skuadrën, sidomos në këto momente të vështira

46 gola me PSG, Marquinhos: Dua të ndihmoj skuadrën, sidomos në këto momente të vështira

Goli vendimtar i Marquinhos në ndeshjen e fundit të PSG në kampionat, atë të fituar 2-1 ndaj Marsejë, i dha mundësi brazilianit të barazonte shifrën prej 46 golash të bashkatdhetarit të tij brazilian Lucas Moura me fanellën e klubit kryeqytetas. Mbrojtësi i qendrës, 32-vjeçar, theksoi se në një rivalitet të këtyre përmasave, sigurimi i fitores me çdo kusht është e vetmja gjë që ka rëndësi. Ai foli se si skuadra po e përballon këtë sezon që nuk ka nisur mjaft mirë për PSG në Ligue 1. “Është gjithmonë e vështirë të fitosh në fushën e Marsejës, sidomos këtë sezon kur nisja nuk ka qenë në atë nivel që dëshironim. Ia dolëm t’i kapërcenim vështirësitë për të fituar dhe kjo të jep një ndjesi shumë të...