42 viktima nga një sulm rus në Ukrainë, dhjetëra persona dyshohet se janë ende nën rrënoja
Ka shkuar në 42 numri i personave të vrarë nga sulmi rus ndaj një qendre për shpërndarjen e ndihmave humanitare në rajonin e Zaporizhzhisë, në juglindje të Ukrainës. Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës bëri të ditur se ekipet e shpëtimit po vijojnë kërkimet në rrënojat e një shkolle në Komyshuvakha, për të katërtën ditë radhazi. Sipas autoriteteve, operacioni po zhvillohet në kushte jashtëzakonisht të vështira, ndërsa rreth 38 persona dyshohet se mund të jenë ende të bllokuar nën rrënoja. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy deklaroi se shkolla, e cila përdorej për shpërndarjen e ndihmave humanitare dhe strehimin e civilëve, ishte goditur nga disa bomba ajrore ruse. Ndërkohë, policia rajonale bëri të ditur se 59 persona rezultonin ende të zhdukur, por disa prej tyre mund të...
Burimi:
syri.net