400 milionë dollarë pasuri, Michael Douglas ia beson trashëgiminë familjare bashkëshortes

400 milionë dollarë pasuri, Michael Douglas ia beson trashëgiminë familjare bashkëshortes

Aktori i njohur amerikan Michael Douglas raportohet se ka vendosur t’ia lërë bashkëshortes së tij, aktores Catherine Zeta-Jones, pasurinë e tij të vlerësuar në rreth 400 milionë dollarë, duke i besuar gjithashtu një përgjegjësi të veçantë për ruajtjen e trashëgimisë familjare. Sipas revistës amerikane “OK!”, e cila citon një burim anonim, Douglas dëshiron që bashkëshortja e tij të kujdeset për ruajtjen e emrit dhe trashëgimisë së familjes Douglas, si dhe për vazhdimësinë e historisë së saj shumëvjeçare në kinematografi. Sipas këtij raportimi, përgjegjësia e Zeta-Jones nuk do të kufizohej vetëm te pasuria materiale, por do të përfshinte edhe ruajtjen e kontributit të familjes në historinë e Hollivudit, në mënyrë që ai të përcillet te brezat e ardhshëm. Michael Douglas, djali i aktorit legjendar Kirk Douglas,...