“40% e shqiptarëve në kufijtë e varfërisë”, Zogaj: Paketa e Ramës duket si improvizim, taksat rrezikojnë punësimin
Analisti dhe publicisti Preç Zogaj e konsideron situatën ekonomike në vend si një alarm serioz për politikën shqiptare, duke kërkuar një reflektim të gjerë institucional dhe shoqëror mbi nivelin e varfërisë dhe përjashtimit social. I ftuar në emisionin “Trialog” në RTSH 1 HD, ai tha se debati për paketën e re fiskale nuk mund të ndahet nga realiteti ekonomik me të cilin përballen mijëra familje shqiptare. Duke iu referuar të dhënave të publikuara së fundmi nga INSTAT, sipas Zogaj u ndal te niveli i lartë i varfërisë në vend, që sipas tij duhet të shërbejë si alarm për të gjithë klasën politike. “Unë nuk mund të parashikoj se do të ketë zgjedhje të parakohshme, por e shikoj si një reagim edhe ndaj protestës, ndaj protestës...
Burimi:
javanews.al