“4 metra t’i jap falas, që t’i kesh…se ku i dihet”, Pjerin Ndreu deklaratë cinike për Sali Berishën…

“4 metra t’i jap falas, që t’i kesh…se ku i dihet”, Pjerin Ndreu deklaratë cinike për Sali Berishën…

Sali, Faleminderit që më përmende, se thashë kot, po më lë pas dore! Ti, spiun, komunist, përçarës, shpifës, llapaqen, i pabesë… e lista është aq e gjatë sa s’ia vlen ta harxhojmë gjithë statusin! Ngado t’i biesh ti, unë apo kushdo tjetër, CV-në tënde të zezë të zullumeve nuk e konkurron askush në këtë vend! Përballë saj, çdo përpjekje e jotja për të bërë moral është thjesht humor.Sa për pronat, kur të duash, në Lezhë, Zvërnec apo ku të duash ti, 4 metra t’i jap falas, që t’i kesh… se ku i dihet, mos nuk t’i kanë rezervuar! Por halli yt i vërtetë nuk jam unë. Halli yt është Maji. Një “gozhdë” politike e kam gati për ty dhe për ata me CV të “bardhë”...