4 gjimnazistë nga Durrësi në polici në Mal të Zi pas simbolit të shqiponjës
Katër gjimnazistë të shkollës së mesme “Naim Frashëri” në Durrës janë shoqëruar nga policia malazeze në qytetin e Kotorit, pas një incidenti të ndodhur gjatë një ekskursioni turistik në Malin e Zi. Nxënësit, të gjithë djem, kanë kaluar natën në ambientet e policisë, ndërsa më pas janë lënë të lirë. Sipas informacioneve paraprake të siguruara nga gazetarja e Top Channel, Vali Qyrfyçi, incidenti ka ndodhur ditën e djeshme, teksa grupi i nxënësve po kthehej nga dreka. Ata janë konfliktuar me një grua të moshuar vendase, e cila i ka pyetur se nga vinin. Në përgjigje, gjimnazistët kanë bërë simbolin e shqiponjës me duar dhe kanë qeshur. Në atë moment, e moshuara ka qëlluar me shpulla njërin prej nxënësve dhe situata është përshkallëzuar. Më pas, gruaja...
Burimi:
ntv.al