390 maturantë nisin studimet në Akademinë e Sigurisë, drejtori Hita: Policia nuk është thjesht profesion, por mision
390 maturantë kanë nisur studimet bachelor në Fakultetin “Siguria dhe Hetimi” në Akademinë e Sigurisë, pas një procesi konkurrues dhe transparent. Gjatë ceremonisë së fillimit të vitit akademik, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, vlerësoi interesin e lartë të të rinjve për t’iu bashkuar Policisë së Shtetit, duke theksuar rëndësinë e brezit të ri në rritjen e profesionalizmit dhe besimit të qytetarëve. Hita u bëri thirrje studentëve të përkushtohen ndaj dijes, disiplinës dhe përgatitjes profesionale, duke nënvizuar se pas tre vitesh ata do të jenë oficerë të Policisë së Shtetit dhe do të kenë përgjegjësinë për t’i shërbyer qytetarit, ligjit dhe vendit Fjala e plotë Është emocionuese dhe shpresëdhënëse kur ulesh mes të rinjve dhe të rejave që aspiratat e...
Burimi:
kohajone.com