38 ndeshje pa humbje në kampionat, Mourinho i afrohet rekordit personal te Chelsea
José Mourinho po rikthehet të tregojë një nga armët e tij më të forta: vazhdimësinë dhe pamundësinë për t’u mposhtur në kampionat. Trajneri portugez ka regjistruar aktualisht 38 ndeshje radhazi pa humbje në kampionat, një seri e jashtëzakonshme e ndërtuar me tri skuadra të ndryshme: Fenerbahçe, Benfica dhe Real Madrid. Një statistikë që dëshmon edhe një herë aftësinë e “Special One” për të ndërtuar ekipe që dinë t’i shmangin humbjet. Jose Mourinho tashmë ka një objektiv edhe më të madh; rekordin e tij personal. Seria më e gjatë e pamposhtmërisë së tij në kampionat është 40 ndeshje, e vendosur me Chelsea gjatë periudhës 2004–2005. Pra, portugezit i duhen vetëm dy ndeshje të tjera pa humbje për të barazuar një prej rekordeve më mbresëlënëse të karrierës së tij....
Burimi:
telesport.al