37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, reagon Ministria e Shëndetësisë
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka reaguar pas vdekjes së pacientes shtatzënë, Marjana Karolina Bunaj, e cila humbi jetën gjatë transportimit drejt Tiranës për të marrë trajtim të specializuar. Në një deklaratë zyrtare, ministria ka shprehur ngushëllimet për familjen e pacientes dhe ka bërë të ditur se ka kërkuar një vlerësim të plotë dhe të pavarur të mënyrës se si është menaxhuar rasti. Ministria thekson se nëse konstatohen shkelje, mangësi apo parregullsi në trajtimin e pacientes, do të merren masat përkatëse, në përputhje me ligjin. “Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale shpreh keqardhjen e thellë për humbjen e jetës së pacientes M.K. dhe i përcjell familjes dhe të afërmve ngushëllimet më të sinqerta. Në respekt të familjes dhe në këtë moment të dhimbshëm, MSHMS...
Burimi:
gijotina.com