350 kg kokainë nga Brazili, zbulohet e fshehur në anije në Turqi
Një sasi prej 350 kilogramësh kokainë është sekuestruar në Turqi, pasi u zbulua e fshehur në një anije që kishte mbërritur nga Brazili në portin e Mersinit. Policia turke arrestoi nëntë persona të dyshuar si pjesë e rrjetit të trafikut të drogës. Sipas autoriteteve, kokaina ishte paketuar në 12 pako të mëdha dhe ishte fshehur në trupin e anijes, poshtë vijës së ujit.Nga hetimet ka rezultuar se droga ishte planifikuar të nxirrej nga zhytësit, me ndihmën e pajisjeve të zhytjes dhe skuterëve nënujorë të gjetur gjatë kontrollit, për t’u transportuar më pas drejt provincave perëndimore të Turqisë.Ministri turk i Drejtësisë, Akin Gurlek, tha se autoritetet do të vazhdojnë goditjet ndaj rrjeteve të trafikut të drogës dhe se nuk do të ketë tolerancë për trafikantët apo...
Burimi:
javanews.al