35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Dëshmi e një udhëtimi të gjatë të ringritjes dhe besimit
Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Dede Baba Mondi, ka përcjellë mesazhe për paqe, dashuri dhe mirësi gjatë konferencës ndërkombëtare jubilare kushtuar 35-vjetorit të rihapjes së Kryegjyshatës Botërore Bektashiane. Në fjalën e tij, Baba Mondi e cilësoi këtë përvjetor si një moment të rëndësishëm për komunitetin bektashian, duke vënë theksin te ruajtja e traditës, trashëgimisë shpirtërore dhe vlerave të përcjella ndër breza. “Kujtojmë 35-vjetorin e rihapjes së Kryegjyshatës Botërore Bektashiane. Kjo është një ceremoni e shenjtë dhe një ditë e veçantë për ne bektashinjtë, të cilët po mbajmë gjallë dritën e Haxhi Bektashit, dritën e të parëve tanë, të cilët janë munduar të na udhëheqin me dashuri, paqe e mirësi”, u shpreh ai. Konferenca jubilare shënoi njëkohësisht edhe përkujtimin e tre momenteve të rëndësishme për historinë e...
Burimi:
javanews.al