35 vjet Pavarësi, 25 vjet Ohër, Ali Ahmeti: Shtetet nuk dobësohen nga barazia

35 vjet Pavarësi, 25 vjet Ohër, Ali Ahmeti: Shtetet nuk dobësohen nga barazia

Në 35-vjetorin e pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmeti rikthen në vëmendje rrugëtimin e shtetit dhe veçanërisht Marrëveshjen e Ohrit si pikë kthese drejt një modeli më gjithëpërfshirës. “Shqiptarët nuk kërkuan shtet tjetër”, shkruan ai, duke nënvizuar se e ardhmja e vendit duhet të ndërtohet mbi barazinë, bashkëjetesën dhe përgjegjësinë e përbashkët.Në përvjetorët e shteteve nuk kujtohet vetëm dita kur u ngrit një flamur apo u shpall një pavarësi. Kujtohet edhe rruga e vështirë për ta bërë shtetin një hapësirë ku çdo qytetar të mund ta ndiejë veten të barabartë. Pikërisht këtë dimension të historisë së Maqedonisë së Veriut sjell në vëmendje kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në mesazhin e tij me rastin e 35-vjetorit të pavarësisë.Ahmeti e lidh këtë përvjetor...