31 gola në 7 ndeshje/ Barcelona tmerron kundërshtarët, e shndërron La Ligën në kamp stërvitor
Barcelona është padyshim ekipi për t’u mundur këtë sezon. Klubi katalanas po vendos statistika të frikshme në La Liga. Pas ndeshjes së sotme, ekipi i Flikut numëron plot 31 gola në 7 ndeshje të zhvilluara. Shifra tmerruese për kundërshtarët, të cilët e kan? pasur t? pamundur të ndalin furinë blaugrana. Preja e radhës këtë herë ishte Sevija, e cila humbi me shifrat 1-3. Lojtari i ndeshjes ishte Rafinja, që shënoi tre gola për katalanasit. Një tjetër fitore bindëse për Barcelonën, që këtë sezon duket se po e shndërron La Ligën në një kamp stërvitor./Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com