300 kredi për banesa me 0% interes, Ardea Pirdeni: “Një mundësi reale sot për punonjësit dhe familjet e tyre”
300 punonjës të administratës publike do të kenë mundësinë të përfitojnë kredi për banesa me 0% interes, një skemë që synon të lehtësojë barrën financiare të familjeve dhe t’u krijojë përfituesve një mundësi konkrete për të siguruar një banesë.Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Administratës Publike, Ardea Pirdeni, e cila e ka cilësuar skemën si një mbështetje të drejtpërdrejtë për punonjësit që shërbejnë në administratën dhe sektorët publikë.“300 kredi banese me 0% interes nuk janë një premtim për nesër, por një mundësi reale sot”, është shprehur Pirdeni në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale.Skema u drejtohet punonjësve që kontribuojnë në disa prej sektorëve më të rëndësishëm të shërbimit publik, përfshirë shëndetësinë, arsimin, mbrojtjen, rendin dhe sigurinë publike, duke synuar t’u japë atyre...
Burimi:
kohajone.com