30 artistë nga 14 shtete në edicionin e 15-të të Festivalit Ndërkombëtar “Euro Kosova Art”
Edicioni i 15-të i Festivalit Ndërkombëtar “Euro Kosova Art” do të hapet nesër, më 9 nëntor, në orën 18:30, në “Holiday Resort J & E”, në Sllatinë. Këtë vit, festivali do të mbledhë 30 artistë nga 14 shtete të ndryshme, të cilët gjatë ditëve të festivalit do të krijojnë vepra të frymëzuara nga trashëgimia, natyra dhe historia e Kosovës. Tema e këtij edicioni është “Një botë e lirë me art”. Programi do të përfshijë disa ditë krijimtarie artistike, vizita të organizuara, promovime dhe aktivitete kulturore, si dhe një konferencë e tryezë diskutimi me temën “Trendet e artit bashkëkohor”, e planifikuar për 13 nëntor, në Fakultetin e Arteve në Prishtinë. Festivali do të përmbyllet më 14 nëntor, me hapjen ceremoniale të ekspozitës “Euro Kosova Art 2026”,...
Burimi:
kultplus.com