28 vite nga humbja e Azem Hajdarit, Berisha e përkujton me thirrje për mobilizimin e demokratëve

28 vite nga humbja e Azem Hajdarit, Berisha e përkujton me thirrje për mobilizimin e demokratëve

Në 28-vjetorin e humbjes së Azem Hajdarit, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përkujtuar figurën e liderit të lëvizjes studentore të Dhjetorit 1990, duke e cilësuar atë si një prej simboleve të luftës për liri dhe demokraci në Shqipëri. Berisha e ka përshkruar Hajdarin si “tribunin legjendar të lirisë”, ndërsa vrasjen e tij e ka cilësuar “vrasja e shekullit për kombin shqiptar”. Në mesazhin e tij, kreu i PD-së akuzon qeverinë socialiste të vitit 1998 për përgjegjësi në ekzekutimin e Hajdarit, duke e cilësuar ngjarjen si “atentat terrorist shtetëror”. Sipas Berishës, Hajdari ishte një nga figurat kryesore të lëvizjes studentore që i parapriu rrëzimit të regjimit komunist dhe vendosjes së pluralizmit politik në vend. Ai thekson se, edhe pas 28 vitesh, kujtimi i tij...