28 punonjës largohen/ Drejtori i Gardës: Trupë elitare, por nuk përballojnë dot jetesën
Garda e Republikës po përballet me largimin e punonjësve, kryesisht për shkak të punësimit në institucione apo vende të tjera. Gjatë vitit 2026, nga kjo strukturë janë larguar 28 efektivë, shifër e bërë publike nga drejtori Simon Zereci gjatë raportimit në Komisionin parlamentar për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes. Largimet u diskutuan pas shqetësimeve të deputetit të opozitës, Erald Kapri, për pagat dhe kushtet financiare të punonjësve të Gardës. Sipas tij, pavarësisht përgjegjësive dhe kualifikimit që kërkon ky shërbim, shumë efektivë e kanë të vështirë të përballojnë shpenzimet e jetesës në kryeqytet dhe të mbajnë familjet me të ardhurat që marrin. I pyetur për numrin e largimeve, drejtori i Gardës konfirmoi se 28 punonjës kanë lënë detyrën gjatë këtij viti, shumica për t’u punësuar...
Burimi:
ntv.al