27 ditë në mëshirë të Atlantikut: 5 viktima dhe 44 të mbijetuar në varkën e emigrantëve

27 ditë në mëshirë të Atlantikut: 5 viktima dhe 44 të mbijetuar në varkën e emigrantëve

Një tjetër tragjedi e rëndë emigracioni është shënuar në Oqeanin Atlantik, ku autoritetet spanjolle kanë gjetur një varkë me 44 persona dhe pesë trupa të pajetë, rreth 120 kilometra larg ishullit Kanaria. Varka kishte qëndruar për 27 ditë në mëshirë të dallgëve të Atlantikut, përpara se të lokalizohej dhe të shpëtohej nga njësia spanjolle e shpëtimit detar “Guardamar Urania”. Mjeti lundrues u tërhoq më pas drejt portit të Arguineguín, ku mbërriti rreth orës 03:30 të mëngjesit të së enjtes. Sipas Guardia Civil, shënimet e gjetura në trupin e varkës përputhen me ato të një mjeti lundrues që ishte nisur më 7 gusht nga Gambia, me 127 persona në bord, mes tyre katër gra dhe një foshnjë. Të mbijetuarit kanë deklaruar përfaqësuesve të Kryqit të Kuq...