269 të mitur të shoqëruar, ministri Demo: Organizatorët i hodhën në vijën e parë të dhunës. Hita: 201 punonjës policie të lënduar

269 të mitur të shoqëruar, ministri Demo: Organizatorët i hodhën në vijën e parë të dhunës. Hita: 201 punonjës policie të lënduar

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo në bilancin dy javor të protestave studentore, ka cilësuar si shqetësues përfshirjen e të miturve në akte dhune, të cilët sipas tij janë përdorur nga organizatorët në vijën e parë. Në një konferencë për shtyp së bashku me drejtorin e Policisë së Shtetit Skënder Hita, ministri Demo tha se deri më tani janë shoqëruar 269 të mitur nën moshën 18 vjeç. “Të miturit janë përdorur nga organizatorët, të cilët i kanë vënë në vijë të parë të sulmit, duke qëndruar vetë pas. Shifrat e shoqërimit tregojnë se numri i tyre është shqetësues. Janë 269 të shoqëruar nën moshën 18 vjeç. Kjo tregon sfidën e madhe që kemi për të adresuar këtë plagë, që në fakt është një fenomen të cilit...