25 vjet pas 11 Shtatorit, a mund të kthehet Afganistani në strehë të terrorizmit global?

25 vjet pas 11 Shtatorit, a mund të kthehet Afganistani në strehë të terrorizmit global?

Pjesëtarë të forcave talibane të sigurisë bëjnë roje pranë pikëkalimit kufitar Torkham, mes Afganistanit dhe Pakistanit, në provincën Nangarhar. Shkurt 2026. Njëzet e pesë vjet pasi sulmet e 11 Shtatorit u planifikuan nga Al-Kaida në Afganistan, ky vend duket se është kthyer sërish në pikën e nisjes: talibanët janë në pushtet, pas 20 vjetësh prani ushtarake të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa operativë të Al-Kaidës kanë rigjetur strehën atje. Deri më tani, kjo nuk ka çuar në sulme të mëdha terroriste në kryeqytetet perëndimore, të planifikuara nga Afganistani, e aq më pak në diçka të përmasave të sulmeve të 11 Shtatorit. Por, ish-zyrtarë ushtarakë, diplomatikë dhe të inteligjencës, si dhe ekspertë të rajonit, japin vlerësime të ndryshme për Radion Evropa e Lirë se përse...