25 vite Top Channel/ “Madhështia qëndron tek njerëzit”, drejtuesja Lori Hoxha: Ne nuk pranojmë t’i vendosim çmim besimit, ndërgjegjes dhe lirisë
Lori Hoxha, drejtuesja e Top Channel. TIRANË- 25 vite histori. Rreth 600 profesionistë. Mijëra orë përmbajtje dhe një audiencë që shtrihet përtej kufijve shqiptarë. Nga Top Channel e Top News, tek radiot, DigitAlb dhe platformat dixhitale, u mblodhën të gjithë së bashku në një natë feste. Një mbrëmje që, në vitin e 25-vjetorit, u kthye në një kremtim të historisë, të njerëzve dhe, mbi të gjitha, të ambicies për të ardhmen. “Ja ku jemi. 25 vjet më vonë. Dhe, për ndonjë arsye që vazhdon t’i habisë disa, ne nuk po bëhemi më të vegjël. Po bëhemi më të mëdhenj. Në një kohë kur shumë njerëz kanë humbur besimin tek e ardhmja, ne vazhdojmë të investojmë në të. Kur mediat tërhiqen, ne po hedhim hapin tjetër....
Burimi:
zeri.ai