23 të plagosur nga protesta, MSH: I riu i lënduar në sy i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale

23 të plagosur nga protesta, MSH: I riu i lënduar në sy i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale

pamje nga protesta TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin e të lënduarve pas protestës së djeshme në Tiranë. Sipas njoftimit të MSH, 23 persona janë paraqitur në institucionet shëndetësore, mes tyre 12 protestues, 2 përfaqësues të medias dhe 2 efektivë policie.  MSH njofton se protestuesit i lënduar në sy, 28-vjeçari Erion Vishkulli, i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale urgjente, ndërsa sot do të kryhet një konsultë e zgjeruar për vijimin e trajtimit. Ndërkohë, në QSUT janë paraqitur pesë persona, përfshirë një deputet, një protestues, dy efektivë policie dhe një përfaqësues i medias, të cilët kanë marrë mjekimin dhe janë larguar. Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë: Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, sipas informacioneve paraprake nga strukturat spitalore dhe poliklinikat informon se gjatë protestës së datës 24 tetor 2026 në strukturat...