21-vjeçari shqiptar vret nënën e tij në banesë dhe dorëzohet disa orë më vonë në polici (Emrat)

21-vjeçari shqiptar vret nënën e tij në banesë dhe dorëzohet disa orë më vonë në polici (Emrat)

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali. Një 21-vjeçar ka vrarë me thikë nënën e tij, 39-vjeçaren Meleqe Lusha, në banesën e tyre familjare në rrugën Tagliata, në qytetin e Chiari-t, në provincën e Brescias. Pas krimit, i riu është larguar nga banesa, ndërsa më vonë është paraqitur vetë në kazermën e karabinierëve në Cremona, ku ka treguar atë që kishte ndodhur. Sipas mediave italiane, djali është identifikuar si Eduart Xhani, i lindur në San Bonifacio, në provincën e Veronës. Ishin karabinierët që, pas informacionit të dhënë nga 21-vjeçari, shkuan në banesën familjare, ku gjetën trupin e pajetë të 39-vjeçares. Hetimet për zbardhjen e krimit Në vendngjarje kanë mbërritur specialistët e Seksionit të Hetimeve Shkencore të Komandës Provinciale të Karabinierëve të Brescias, të...