August 2026

10670 rezultate u gjendën

  1. Mirlind Daku bën transferimin e shumëpritur, kalon te ekipi me histori të madhe në futbollin rus

    Mirlind Daku bën transferimin e shumëpritur, kalon te ekipi me histori të madhe në futbollin rus

    Mirlind Daku ka nisur një kapitull të ri në karrierën e tij. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është larguar zyrtarisht nga Rubin Kazan dhe është prezantuar këtë të enjte si futbollisti më i ri i Spartakut të Moskës, një prej klubeve më të mëdha dhe më të titulluara në futbollin rus. Transferimi u konfirmua nga klubi […]

  2. Rregullorja e GJKKO-së që censuron mediat në ‘lupën’, OSBE: Po vlerësojmë pasojat që mund të sjellë!

    Rregullorja e GJKKO-së që censuron mediat në ‘lupën’, OSBE: Po vlerësojmë pasojat që mund të sjellë!

    Rregullorja e re e GJKKO-së e cila censuron veprimtarinë e medias në pasqyrimin e proceseve gjyqësore, ka përfunduar në ‘lupën’ edhe të OSBE-së. Organizata e cila përfshin 57 vende, ka një përfaqësues të posaçëm për lirinë e Medias. Prania e OSBE-së në Shqipëri tha për Report TV se është në dijeni të zhvillimeve dhe po […]

  3. Enea Jorgji me një trupë arbitrash shqiptar gjykojnë në raundin e tretë të UEFA Conference League

    Enea Jorgji me një trupë arbitrash shqiptar gjykojnë në raundin e tretë të UEFA Conference League

    Arbitrat shqiptarë vijojnë të konfirmojnë vlerësimin e UEFA-s me emërime të rëndësishme në kompeticionet europiane. Arbitri ndërkombëtar Enea Jorgji është caktuar nga UEFA për të drejtuar ndeshjen e raundit të tretë kualifikues të UEFA Conference League mes Debreceni VSC (Hungari) dhe FC Copenhagen (Danimarkë), e cila do të zhvillohet më 6 gusht, duke nisur nga […]

  4. “Të hetohen pasuritë jashtë vendit”/ Balliu denoncon skemën e ‘Al Soft’: Afera e AKSHI-t, provë për drejtësinë

    “Të hetohen pasuritë jashtë vendit”/ Balliu denoncon skemën e ‘Al Soft’: Afera e AKSHI-t, provë për drejtësinë

    Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, përmes një deklarate për mediat ka ngritur akuza të forta lidhur me atë që ai e cilëson si “aferën e AKSHI-t”, duke e konsideruar atë jo thjesht si një rast korrupsioni administrativ, por si një provë serioze për aftësinë e drejtësisë shqiptare për të hetuar tjetërsimin e fondeve publike […]

  5. Zjarret në Mallakastër, vihet nën kontroll vatra pranë Cfirit, flakët avancojnë drejt Ngraçanit

    Zjarret në Mallakastër, vihet nën kontroll vatra pranë Cfirit, flakët avancojnë drejt Ngraçanit

    Situata e zjarreve në Mallakastër mbetet problematike, megjithëse është arritur të vihet nën kontroll një nga vatrat më të rrezikshme. Vatra e zjarrit në Panahor, në kufi me fshatin Cfir, është neutralizuar, por flakët vijojnë të përhapen në drejtim të Ngraçanit, duke mbajtur në gatishmëri forcat e emergjencës. Dy helikopterë vazhdojnë operacionin nga ajri, duke […]

  6. I dënuar me 11 vjet burg, arrestohet me qëllim ekstradimin drejt Italisë 40-vjeçari

    I dënuar me 11 vjet burg, arrestohet me qëllim ekstradimin drejt Italisë 40-vjeçari

    Policia e Durrësit ka arrestuar me qëllim ekstradimin drejt Italisë të një 40-vjeçari të dënuar nga Gjykata e Apelit të Venecias me 11 vjet e 1 muaj burgim. Ai është dënuar për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Falsifikimi dhe mbajtja e dokumenteve të rreme”. Nga ky dënim i kanë mbetur për të vuajtur […]

  7. Alarm në Greqi, virusi i Nilit Perëndimor përhapet me shpejtësi, 6 viktima dhe 65 të infektuar

    Alarm në Greqi, virusi i Nilit Perëndimor përhapet me shpejtësi, 6 viktima dhe 65 të infektuar

    Virusi i Nilit Perëndimor po përhapet me ritme shqetësuese në Greqi, duke ngritur alarmin te autoritetet shëndetësore. Numri i rasteve të konfirmuara është rritur ndjeshëm gjatë javës së fundit, ndërsa viktimat kanë shkuar në gjashtë, të gjitha persona mbi moshën 65 vjeç. Nga të infektuarit, 54 kanë shfaqur komplikacione në sistemin nervor qendror, si encefalit, […]

  8. Bayern Munich “blindon” Olise, por piketon alternativën kryesore në rast largimi

    Bayern Munich “blindon” Olise, por piketon alternativën kryesore në rast largimi

    Bayern Munich po ndjek me vëmendje Morgan Gibbs-White, i cili është futur në listën e përforcimeve të mundshme për të ardhmen. Sipas “FC Bayern Insider”, mesfushori ofensiv i Nottingham Forest vlerësohet shumë nga drejtuesit bavarezë, edhe pse transferimi gjatë kësaj merkatoje duket i vështirë. Pas shitjes së Elliot Anderson te Manchester City për rreth 116 […]

  9. Carragher nuk e kupton zgjedhjen e Salah: Mendoja se do të shkonte te Milani ose Juventusi

    Carragher nuk e kupton zgjedhjen e Salah: Mendoja se do të shkonte te Milani ose Juventusi

    6 Gusht 2026 13:40 Alfred Lleshi Jamie Carragher ka shprehur habinë për transferimin e Mohamed Salah te Trabzonspor. Ish-kapiteni i Liverpool-it beson se sulmuesi egjiptian mund të kishte zgjedhur një klub me më shumë prestigj sesa ai turk. Në intervistë për “Daily Mail”, Carragher u shpreh: “Mund të kishte luajtur në Serie A. Kampionati turk, […]

  10. Barcelona pret sinjalin e Rodrit, vetëm atëherë do ta nisë ofensivën për mesfushorin

    Barcelona pret sinjalin e Rodrit, vetëm atëherë do ta nisë ofensivën për mesfushorin

    6 Gusht 2026 14:00 Alfred Lleshi Barcelona po ndjek me vëmendje situatën e Rodri Hernández, mesfushorit 30-vjeçar të Manchester City. Sipas “Mundo Deportivo”, drejtuesit katalanas besojnë se deri tani lojtari ka qenë i përqendruar te një kalim i mundshëm te Real Madridi, ndërsa prioriteti i tyre në merkato mbetet një sulmues, me Julián Álvarez objektivin […]