February 2026

16771 rezultate u gjendën

  1. Presidenti kinez Xi Jinping takon kancelarin gjerman Friedrich Merz në Pekin

    Presidenti kinez Xi Jinping takon kancelarin gjerman Friedrich Merz në Pekin

    Presidenti kinez Xi Jinping u takua të mërkurën në Pekin me kancelarin gjerman Friedrich Merz, që ndodhet për një vizitë zyrtare në Kinë. Xi Jinping-u theksoi se Kina e Gjermania janë përkatësisht ekonomia e dytë dhe ajo e tretë më e madhe në botë dhe marrëdhëniet kino-gjermane nuk lidhen vetëm me interesat e të dy […]

  2. Ndryshon sistemi i migrimit i Mbretërisë së Bashkuar, ambasada britanike njofton risitë

    Ndryshon sistemi i migrimit i Mbretërisë së Bashkuar, ambasada britanike njofton risitë

    Ambasada britanike në Shqipëri ka njoftuar nëpërmjet një reagimi në Facebook se sistemi i migrimit i MB po ndryshon. Nga sot, 25 shkurt vizitorët në Mbretërinë e Bashkuar të cilët kanë nevojë për vizë, do të marrin vizë elektronike. eVisas, do të zëvendësojnë vizat e printuara në pasaporta.

  3. “Harry Kane është si David Beckham”, deklarata e bujshme e legjendës Matthäus

    “Harry Kane është si David Beckham”, deklarata e bujshme e legjendës Matthäus

    25 Shkurt 2026 16:51 Telesport Lothar Matthäus ka bekuar paraprakisht rinovimin e kontratës së Harry Kane te Bayern. Sipas legjendës së futbollit gjerman, firma e re duhet të vijë sa më shpejt, sepse është hapi logjik. “Te Bayern ai fiton tituj çdo vit, diçka që nuk i ka ndodhur kur luante në Angli. Nuk shoh […]

  4. Foshnja humb jetën pak orë pas lindjes, nisin hetimet për mjekun në Durrës

    Foshnja humb jetën pak orë pas lindjes, nisin hetimet për mjekun në Durrës

    Një mjek në Spitalin Rajonal të Durrësit është vënë nën hetim pas një kallëzimi të bërë nga një grua e cila pretendon se foshnja e saj ka humbur jetën pak orë pas lindjes për shkak të neglizhencës mjekësore. Sipas kallëzimit të shtetases A. B., më datë 19 shkurt 2026 ajo ka lindur foshnjën në maternitetin […]

  5. Po kalonte te vijat e bardha, makina përplas gruan në Korçë

    Po kalonte te vijat e bardha, makina përplas gruan në Korçë

    Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure tek rrethrrotullimi i stadiumit në Korçë. Gazetarja e Klan News Daniela Zisi raporton se një mjet tip Benz ka përplasur një këmbësore, e cila ishte duke kaluar rrugën në vijat e bardha. E plagosura, një grua e moshuar, është dërguar drejt spitalit të Korçës.

  6. Investimet në Banjat e Bënjës, Rama: E çon turizmin në një tjetër nivel

    Investimet në Banjat e Bënjës, Rama: E çon turizmin në një tjetër nivel

    Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se punimet në Banjat e Bënjës po vijojnë me ritme të shpejta dhe shumë shpejt kjo pasuri e rrallë natyrore do të ofrojë standarde moderne, duke ruajtur njëkohësisht vlerat historike dhe mjedisore që e bëjnë unike. Sipas tij, projekti përfshin sistemimin e zonës së parkimit, ndërtimin e korsive të biçikletave, […]

  7. Bllokimi i monopatinave, protestë para Ministrisë së Brendshme: Na mashtruat, gjeni zgjidhje

    Bllokimi i monopatinave, protestë para Ministrisë së Brendshme: Na mashtruat, gjeni zgjidhje

    Për më shumë se katër muaj lëvizja me këtë mjet elektrik në rrugët e kryeqytetit të Tiranës përbën vepër penale, e cila çon deri në sekuestrimin e mjetit. Ishte ky vendimi i Ministrisë së Brendshme në mesin e muajit tetor 2024, i cili ndaloi qarkullimin e monopatinave dhe mjeteve të tjera elektrike me synimin se […]

  8. Ishte caktuar si rrugë alternative, 2 kamionë paralizojnë përsëri trafikun në Lozhan-Moglicë-Gramsh

    Ishte caktuar si rrugë alternative, 2 kamionë paralizojnë përsëri trafikun në Lozhan-Moglicë-Gramsh

    Pasditen e kësaj të mërkure është vështirësuar qarkullimi në aksin Lozhan-Moglicë-Gramsh, të caktuar si aks alternativ pas bllokimit të atij Librazhd-Prrenjas. Gazetarja e Klan News Daniela Zisi raporton se këtë pasdite është shtuar fluksi i mjeteve. Sipas informacioneve, mësohet se nga rruga e Gramshit janë lejuar të hyjnë drejt juglindjes 2 kamionë. Këta të fundit […]

  9. Ministrja Kumbaro: Drejt krijimit të Agjencisë Kombëtare për Gjuhën Shqipe në Diasporë

    Ministrja Kumbaro: Drejt krijimit të Agjencisë Kombëtare për Gjuhën Shqipe në Diasporë

    “Qendra e Botimeve të Diasporës pas unifikimit të kurrikulave dhe teksteve për diasporën, trajnimit të mësuesve, zhvillimit të programeve dhe integrimit të elementeve të dygjuhësisë dhe të mësimit përmes kulturës, kalon në një fazë të re, që garanton përmirësimin e rrugëtimit arsimor të nxënësve shqiptarë përmes gjuhës amtare në mënyrë të qëndrueshme, të standardizuar dhe […]

  10. Aksident i rëndë në aksin Thumanë-Milot/ Kamioni përplas motoçikletën, humb jetën 59-vjeçari

    Aksident i rëndë në aksin Thumanë-Milot/ Kamioni përplas motoçikletën, humb jetën 59-vjeçari

    Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në aksin Thumanë–Milot. Një kamion ka përplasur për vdekje një 59-vjeçar i cili drejtonte një motoçikletë. Policia bën me dije se drejtuesi i kamionit është shoqëruar në komisariat. Lezhë/Informacion paraprak Rreth orës 15:00, në aksin rrugor “Thumanë–Milot”, kamioni me drejtues shtetasin B. D., 35 vjeç, është […]