January 2026

19122 rezultate u gjendën

  1. Mbledhja e Këshillit të Ministrave/ Miratohet ndërtimi i parkut fotovoltaik në Kavajë

    Mbledhja e Këshillit të Ministrave/ Miratohet ndërtimi i parkut fotovoltaik në Kavajë

    Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e sotme ndërtimin e parkut fotovoltaik në fshatin Rrakull në bashkinë e Kavajës nga shoqëria “Select Energy”, SH.P.K. Siç thuhet në vendim, koha për ndërtimin, pajisjen me lejen e ndërtimit dhe vënien në operim të impiantit fotovoltaik do të jetë brenda 36 muajve nga hyrja në fuqi e […]

  2. Kosovë/ Kushtetuesja: Zgjedhja e Rashiçit si nënkryetar i Kuvendit ishte antikushtetuese

    Kosovë/ Kushtetuesja: Zgjedhja e Rashiçit si nënkryetar i Kuvendit ishte antikushtetuese

    Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi se zgjedhja e Nenad Rashiçit në postin e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb në legjislaturën e kaluar, nuk ishte në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit. Në njoftimin për aktgjykimin, Gjykata tha më 28 janar se ky “në rrethanat e rastit konkret nuk ka efekt […]

  3. Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, ja ku renditet Shqipëria

    Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, ja ku renditet Shqipëria

    Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në Itali, Europa u ofron turistëve një gamë ushqimesh të njohura në mbarë botën. Çmimet në hotele dhe restorante ndryshojnë nga një vend në tjetrin në kontinent, por ku shkon më larg paraja juaj? Europa është shtëpia e shumë prej destinacioneve […]

  4. Po shpëtohen jetë në BE, ja pse po bie kanceri i mushkërive

    Po shpëtohen jetë në BE, ja pse po bie kanceri i mushkërive

    Shkalla e vdekshmërisë nga kanceri i mushkërive në Bashkimin Evropian (BE) vazhdon të bjerë si për gratë ashtu edhe për burrat. Lënia e duhanit ende konsiderohet një arsye kryesore për përmirësimin e shkallës së mbijetesës, thonë shkencëtarët. “Kanceri i mushkërive mbetet shkaku kryesor i vdekjes nga kanceri tek burrat dhe gratë në BE”, thotë Carlo […]

  5. Po ju bëni pjesë në listë?  Fundi i muajit sjell surpriza të këndshme për tre shenja të horoskopit

    Po ju bëni pjesë në listë? Fundi i muajit sjell surpriza të këndshme për tre shenja të horoskopit

    Sipas tendencave astrologjike, tre shenja të zodiakut janë në një periudhë veçanërisht të favorshme, ku fati, intuita e duhur dhe mundësitë e papritura punojnë pothuajse në harmoni. Qofshin zhvillime financiare, vendime të zgjuara apo thjesht ato momente kur gjithçka duket se “klikon” në mënyrë perfekte, shenjat e mëposhtme të zodiakut kanë çdo arsye për të […]

  6. Ankimoi dënimin me burg, Gjykata Kushtetuese kalon për shqyrtim çështjen e ish-deputetit Salianji

    Ankimoi dënimin me burg, Gjykata Kushtetuese kalon për shqyrtim çështjen e ish-deputetit Salianji

    Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë ka vendosur këtë të martë kalimin për shqyrtim të kërkesës së paraqitur nga ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i cili ankimoi denimin e tij me 1 vit burg. Burime bene me dije se vendimi është marrë sot nga anetaret e Gjykates Kushtetuese pas verifikimit paraprak të materialeve dhe […]

  7. Pse njerëzit heqin dorë nga premtimet e tyre të Vitit të Ri që në janar?

    Pse njerëzit heqin dorë nga premtimet e tyre të Vitit të Ri që në janar?

    Hulumtimet më të fundit tregojnë se Evropa ende e sheh obezitetin në mënyrën e gabuar. Mungesa e mbështetjes është arsyeja kryesore për heqjen dorë nga humbja e peshës për më shumë se gjysmën e personave obezë , plot 55 përqind, ndërsa 43 përqind e evropianëve nuk e dinë se Organizata Botërore e Shëndetësisë e klasifikon obezitetin si një sëmundje kronike. […]

  8. Miratohet ndërtimi i parkut fotovoltaik në fshatin Rrakull të bashkisë Kavajë

    Miratohet ndërtimi i parkut fotovoltaik në fshatin Rrakull të bashkisë Kavajë

    FOTO ILUSTRUESE KAVAJË-Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave është miratuar ndërtimi i centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, i cili nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, në fshatin Rrakull të Bashkisë Kavajë. Koha e ndërtimit dhe vënia në punë e impiantit fotovoltaik është parashikuar 36 muaj. MIRATIMIN E NDËRTIMIT TË CENTRALIT GJENERUES […]

  9. Aksident i frikshëm në Vaun e Dejës, makina me shpejtësi të lartë bie nga ura dhe përfundon në liqen, shpëtojnë mrekullisht tre të rinjtë

    Aksident i frikshëm në Vaun e Dejës, makina me shpejtësi të lartë bie nga ura dhe përfundon në liqen, shpëtojnë mrekullisht tre të rinjtë

    Një aksident është regjistruar para pak minutash në Vaun e Dejës, në vendin e quajtur ura e Spatharit. Një automjet me të cilin udhëtonin dy të rinj, ka dalë nga rruga duke përfunduar në ujërat e liqenit. Makina dyshohet se ka qenë me shpejtësi të madhe. Tre të rinjtë kanë arritur të dalin nga makina […]

  10. Këshilli i Ministrave miraton krijimin e ‘kadastrës fiskale’, si do të funksionojë

    Këshilli i Ministrave miraton krijimin e ‘kadastrës fiskale’, si do të funksionojë

    Me vendim të Këshillit të Ministrave është vendosur krijimi i bazës së të dhënave shtetërore “Regjistri qendror i bazës së të dhënave të pasurive të paluajtshme (kadastra fiskale)”. Objekti i këtij vendimi është: a) krijimi i bazës së të dhënave shtetërore “Regjistri Qendror i Bazës së të Dhënave të Pasurive të Paluajtshme (Kadastra fiskale)” dhe […]