200 familje kujdestare për fëmijët pa kujdes prindëror, ministrja Spahiu: Nga institucionet drejt kujdesit në familje!

200 familje kujdestare për fëmijët pa kujdes prindëror, ministrja Spahiu: Nga institucionet drejt kujdesit në familje!

200 familje kujdestare për fëmijët pa kujdes prindëror, Spahiu: Nga institucionet drejt kujdesit në familje Fëmijët që nuk mund të qëndrojnë përkohësisht pranë familjes biologjike do të kenë më shumë mundësi për t’u sistemuar në një mjedis familjar, në kuadër të reformës për kujdesin alternativ. Këshilli i Ministrave ka miratuar katër akte nënligjore që përcaktojnë mënyrën se si do të funksionojë sistemi i familjeve kujdestare profesionale, nga përzgjedhja dhe trajnimi i tyre deri te certifikimi dhe monitorimi gjatë periudhës së kujdesit ndaj fëmijës. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, gjatë një vizite në Qendrën Speciale për Fëmijët 4–14 vjeç, tha se objektivi është kalimi gradual nga kujdesi institucional drejt atij familjar. Sipas paketës së re, në të gjithë vendin synohet krijimi i një...