20 vatra zjarri në territor, Shqipëria ndodhet nën rrethim nga gjuhët e flakëve
Situata e zjarreve vijon të mbetet problematike në disa zona të Shqipërisë. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, janë raportuar 20 vatra zjarri, prej të cilave 7 vijojnë aktive dhe 3 të tjera janë nën monitorim. Në operacionet për shuarjen dhe kontrollin e flakëve janë angazhuar 284 forca dhe 33 automjete zjarrfikëse. Forcat e Armatosura kanë ndërhyrë me 80 efektivë dhe dy helikopterë të Forcës Ajrore. Vatrat kryesore aktive janë në qarqet Tiranë, Dibër, Korçë dhe Durrës. Në zonën e Dajtit, në drejtim të Qafë-Priskës, vijon operacioni me zjarrfikës, efektivë të Administratës së Zonave të Mbrojtura dhe Forcave të Armatosura, ndërsa ndërhyrja mbështetet edhe nga ajri. Situata më e ngarkuar paraqitet në qarkun Dibër. Në Vajkal dhe Sllatinë janë angazhuar dhjetëra efektivë, ndërsa aktive mbeten edhe vatrat...
Burimi:
ntv.al