2 orë Kryeministra në ‘rrethim’, Policia: 14 protestues në pranga, në godinë ndodheshin personalitete të larta shtetërore
pamje nga shoqërimet në Polici TIRANË-Policia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me arrestimin e protestueve si pasojë e tensioneve të shkaktuara mbrëmjen e djeshme 1 shtator, gjatë protestës para Kryeministrisë. Në pranga janë vendosur 14 protestues: Dritan Goxhaj, Junik Matoshi, Edison Lika, Erlind Almeta, Sokol Bushi, Lulzim Gjini, Valtion Shameti, Florian Manarkolli, Desiderjo Alimucaj, Bora Mitrovica, Arvina Lleshi, Ylli Brahaj, Arben Kola dhe Aumiraldi Dalliu. Blutë njoftojnë se protestuesit bllokuan hyrje-daljet e kryeministrisë, në kohën kur aty ndodheshin personalitete të larta shtetërore. Si pasojë e tubimit ishte penguar qarkullimi i mjeteve të transportit dhe lëvizja e lirë e personaliteteve të larta shtetërore, por edhe pse u bë thirrje nga efektivët, protestuesit vijuan të qëndronin para kryeministrisë. Protestuesit u përleshën fizikisht me efektivët e policisë, ndërsa disa prej tyre përmes...
Burimi:
zeri.ai