19 vjet nga vdekja e këngëtares Nazmie Hoxha

19 vjet nga vdekja e këngëtares Nazmie Hoxha

Nazmie Hoxha, një nga zërat e njohur të muzikës popullore shqiptare, ndërroi jetë më 5 maj 2007 në Prishtinë, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar muzikore. E lindur më 25 tetor 1952 në Gjonaj të Hasit, në komunën e Prizrenit, Hoxha e nisi rrugëtimin e saj muzikor që në rini, përmes aktiviteteve kulturore dhe pjesëmarrjes në shoqëritë kulturo-artistike. Ajo u bë e njohur për publikun përmes këngës “Ylli i bardhë, djalë i dashur”, ndërsa më pas realizoi shumë këngë që u transmetuan në Radio Televizionin e Prishtinës (RTP). Nga viti 1972, ajo mori pjesë rregullisht në festivale të organizuara në Kosovë, si dhe në aktivitete kulturore jashtë vendit. Ndër këngët e njohura të saj veçohen “Si dukat i vogël je” dhe “Oj zogo”, të...