18 miliardë lekë për Bujqësinë në 2027, Salla: Rritet me 10% buxheti për fermerët dhe prodhimin vendas

18 miliardë lekë për Bujqësinë në 2027, Salla: Rritet me 10% buxheti për fermerët dhe prodhimin vendas

Bujqësia shqiptare pritet të përfitojë më shumë fonde gjatë vitit 2027, pasi projektbuxheti i vitit të ardhshëm parashikon rreth 18 miliardë lekë për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Lajmi është bërë i ditur nga ministri Andis Salla, i cili ka prezantuar edhe sektorët ku do të përqendrohen investimet. Në krahasim me buxhetin fillestar të vitit 2026, fondi i planifikuar për vitin 2027 është 10% më i lartë. Një pjesë e konsiderueshme e tij do të shkojë për zhvillimin rural, ku janë parashikuar 8.4 miliardë lekë. Brenda këtij zëri, 5.3 miliardë lekë do të përdoren për Skemën Kombëtare të Mbështetjes për fermerët. Ky fond shënon një rritje prej 100 milionë lekësh kundrejt buxhetit fillestar të skemës për vitin 2026. Një tjetër ndërhyrje e rëndësishme lidhet...