15 mijë civilë të vrarë ose plagosur, kancelari gjerman me urgjencë në Ukrainë, Putini e vë në shënjestër

15 mijë civilë të vrarë ose plagosur, kancelari gjerman me urgjencë në Ukrainë, Putini e vë në shënjestër

Mbi 15 mijë civilë janë vrarë ose plagosur në Ukrainë gjatë tetë muajve të parë të vitit 2026, një rritje prej 55 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Shifrat janë bërë publike nga Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, i cili paralajmëron për përkeqësimin e situatës humanitare. Sipas OKB-së, mesatarisht më shumë se 400 civilë janë vrarë ose plagosur çdo javë, ndërsa afro 2 mijë e 500 persona janë prekur nga bombardimet ajrore ruse. Ndërkohë, kancelari gjerman Friedrich Merz ka mbërritur në Kiev, duke riafirmuar mbështetjen e Berlinit për Ukrainën dhe presidentin Volodymyr Zelensky. Merz paralajmëroi se, nëse Rusia nuk ndalet, makina e saj e luftës mund të kthehet një ditë kundër...