13-vjeçari sulmon me thikë mësuesen në një shkollë në Romë, sepse donte ta transmetonte live

13-vjeçari sulmon me thikë mësuesen në një shkollë në Romë, sepse donte ta transmetonte live

  Një sulm u regjistrua të premten në mëngjes në një shkollë në Romë. Një nxënës 13-vjeçar sulmoi mësuesen e tij, duke e spërkatur fillimisht në fytyrë me sprej dhe më pas duke e plagosur me thikë. Sipas informacioneve fillestare, i mituri u përpoq të filmonte sulmin në telefon dhe të futej live në Telegram, por një nga shokët e tij të klasës arriti ta ndalonte. Telefoni u konfiskua nga policia, me qëllim që të ekzaminohej dhe të përcaktohej se çfarë ndodhi saktësisht dhe nëse sulmi ishte regjistruar apo transmetuar. Studenti u dërgua në stacionin e policisë i shoqëruar nga prindërit e tij, ndërsa hetimet për rrethanat e sakta të incidentit janë duke vazhduar. Pas incidentit, Ministri i Arsimit i Italisë, Giuseppe Valditara kontaktoi drejtoreshën...