13 vite eksperimente dhe një zbulim që ‘rrëzoi’ gjithçka që besonin shkencëtarët
Një eksperiment i pazakontë në SHBA, i nisur në fund të viteve 1940, synonte të zbulonte nëse ishte e mundur të krijohej një qen më inteligjent se të tjerët përmes përzgjedhjes gjenetike. Por, siç shkruan BBC në një artikull mbi këtë projekt, studimi përfundoi duke vënë në pikëpyetje idenë se gjenet mund të përcaktojnë të vetme inteligjencën dhe sjelljen, duke ndihmuar edhe në rrëzimin e teorive të eugjenikës. Një projekt gjigant për të krijuar qenin “ideal” Në fund të viteve 1940, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, shkenca në SHBA po përjetonte një periudhë zhvillimi të shpejtë. Projektet kërkimore financoheshin me shuma të mëdha, ndërsa studiuesit kishin mundësi të eksploronin ide të reja. Një prej tyre ishte edhe projekti i njohur si “Shkolla e...
Burimi:
javanews.al