112 ditë qëndresë e pandërprerë! Protestuesit nuk tërhiqen deri në realizimin e kërkesësë së tyre: Dorëheqja e Ramës

112 ditë qëndresë e pandërprerë! Protestuesit nuk tërhiqen deri në realizimin e kërkesësë së tyre: Dorëheqja e Ramës

Sot mbahet në Tiranë protesta e 112-të kundër qeverisë së Edi Ramës, ndërsa qytetarët pritet të mblidhen sërish pasditen e sotme për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit. Protesta vjen një ditë pas tubimit të 111-të, i cili u shoqërua me marshime në rrugët e kryeqytetit dhe me thirrje të forta kundër qeverisë. “Edi Rama, jep dorëheqjen!”, “Arresto Ballukun, arresto Ramën!”, “Ju erdhi fundi!” dhe “Shqipëria kërkon revolucion!” ishin disa prej thirrjeve të protestuesve gjatë tubimit të kaluar. Pjesëmarrësit kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje për vijimin e protestave.