110 ditë revoltë! Qytetarët paralajmërojnë protestë para parlamentit: Koha për mosbindje civile

110 ditë revoltë! Qytetarët paralajmërojnë protestë para parlamentit: Koha për mosbindje civile

Protesta e qytetarëve kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama hyn sot në ditën e 110-të, ndërsa këtë herë aksioni është paralajmëruar të zhvendoset edhe para Parlamentit gjatë paradites. Prej 110 ditësh, qytetarë dhe aktivistë mblidhen në Tiranë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë, ndërsa tubimet janë shoqëruar me marshime në rrugët kryesore të kryeqytetit dhe ndalesa para institucioneve. Për sot është paralajmëruar një protestë në orën 10:00 para Parlamentit, pikërisht në kohën kur Kuvendi pritet të zhvillojë seancën plenare. Thirrja për pjesëmarrje u përsërit edhe gjatë protestës së 109-të, të zhvilluar një ditë më parë. “Do të jemi të gjithë të enjten në orën 10:00 te Parlamenti”, ishte thirrja e bërë gjatë tubimeve, ndërsa aktivisti Arben Kola deklaroi se protesta...