11 Shtatori që ndryshoi përgjithmonë Amerikën dhe botën! 25 vite nga sulmet terroriste që lanë pas 3 mijë viktima (E PLOTË)
Mëngjesi i 11 shtatorit 2001 ishte i kthjellët në Nju Jork. Në orën 08:46, avioni i “American Airlines”, fluturimi 11, u përplas me Kullën Veriore të Qendrës Botërore të Tregtisë. Vetëm 17 minuta më vonë, në orën 09:03, fluturimi 175 i “United Airlines” goditi Kullën Jugore. Në atë moment, çdo dyshim se Shtetet e Bashkuara ndodheshin nën sulm u zhduk. Në orën 09:37, një avion i tretë u përplas me Pentagonin, ndërsa në orën 10:03, fluturimi 93 u rrëzua në Pensilvani, pasi pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit tentuan të rimerrnin kontrollin e avionit nga rrëmbyesit. Brenda atij mëngjesi, dy Kullat Binjake u shembën. 2,977 njerëz nga më shumë se 90 vende humbën jetën, ndërsa 19 pjesëtarë të Al-Kaedës përdorën katër avionë pasagjerësh si armë kundër...
Burimi:
vizionplus.tv