100 kg kokainë mes trëndafilave nga Kolumbia, gazetari në Greqi: Dyshohet se të gjithë të arrestuarit janë shqiptarë

100 kg kokainë mes trëndafilave nga Kolumbia, gazetari në Greqi: Dyshohet se të gjithë të arrestuarit janë shqiptarë

Një operacion i përbashkët i policisë greke dhe agjentëve të DEA-s ka çuar në arrestimin e gjashtë personave në Greqi, të dyshuar për përfshirje në trafikun e drogës. Në qendër të operacionit është një ngarkesë prej rreth 100 kilogramësh kokainë, e cila dyshohet se ishte fshehur në një ngarkesë me trëndafila të ardhur nga Kolumbia. Gazetari Artur Bibe, në një lidhje direkte nga Athina për emisionin “Breaking” nga Fiori Dardha në Top News, bëri me dije se fillimisht ishte raportuar për katër të arrestuar, por numri i të ndaluarve është gjashtë. Katër prej tyre janë konfirmuar si shtetas shqiptarë, ndërsa dy të tjerët dyshohet gjithashtu se janë shqiptarë. Sipas Bibes, katër personat e arrestuar janë kapur në flagrancë dhe dyshohet se ishin pritësit e ngarkesës...