10 tetor 1972, dita kur u themelua Akademia e Shkencave e Shqipërisë

10 tetor 1972, dita kur u themelua Akademia e Shkencave e Shqipërisë

Më 10 tetor 1972, me dekretin nr. 4993 të Presidiumit të Kuvendit Popullor, u themelua Akademia e Shkencave e Shqipërisë, institucioni më i lartë kërkimor-shkencor në vend, duke shënuar një moment të rëndësishëm në organizimin dhe zhvillimin e shkencës shqiptare.Akademia u krijua me synimin për të bashkuar dhe koordinuar veprimtarinë kërkimore në fusha të ndryshme, përfshirë shkencat shoqërore, albanologjinë, shkencat natyrore dhe ato teknike. Ajo shërbeu si qendër e studimeve dhe e mendimit shkencor, duke krijuar hapësirë për projekte me rëndësi kombëtare.Në përbërjen e saj të parë, Akademia kishte 17 anëtarë të rregullt dhe pesë anëtarë korrespondentë. Mbledhja e parë e Asamblesë u mbajt më 25 janar 1973, ndërsa akademiku Aleks Buda u zgjodh kryetar i institucionit.Ndër themeluesit e Akademisë ishin disa prej emrave të...