10 mijë euro për familje, Greqia përgatit planin për ripopullimin e zonave të Çamërisë!

10 mijë euro për familje, Greqia përgatit planin për ripopullimin e zonave të Çamërisë!

Greqia po përgatit një paketë financiare për të sjellë banorë të rinj në zonat që po shpopullohen, duke përfshirë edhe territore përgjatë kufirit me Shqipërinë. Familjet dhe qytetarët që vendosin të transferohen përgjithmonë në këto zona do të mund të përfitojnë deri në 10 mijë euro, ndërsa gjysmën e shumës do ta marrin paraprakisht për të përballuar shpenzimet e zhvendosjes. Sipas medias greke “Greek Reporter”, programi përfshin Kastorian, Follorinën, bashki malore dhe rurale të Janinës, si dhe Filiates dhe Souli në Thesproti. Aplikimet për programin e zgjeruar “Relocation” pritet të hapen në tetor. Ministrja greke e Kohezionit Social dhe Familjes, Domna Michailidou, deklaroi se qeveria po e zgjeron skemën në rajonet që përballen me rënie të popullsisë dhe largim të banorëve. Deri në 10 mijë...