10 ditë përjashtim për Berishën dhe 60 ditë për 6 deputetë të PD, ‘Etika’ shqyrton sot kërkesën e PS

10 ditë përjashtim për Berishën dhe 60 ditë për 6 deputetë të PD, ‘Etika’ shqyrton sot kërkesën e PS

pamje nga seanca e djeshme TIRANË- Sekretariati i Etikës do të mblidhet sot online për të shqyrtuar kërkesën e Partisë Socalistë për përjashtimin e deputetëve të Partisë Demokratike, pas kaosit në seancën e djeshme të Kuvendit. Konkretisht, PS kërkon përjashtimin me 10 ditë të kryedemokratit Sali Berisha nga punimet e Kuvendit, si dhe për përjashtimin me nga 60 ditë të 6 deputetëve të tjerë demokratë, Bledion Nallbatit, Blendi Himçit, Xhelal Mziut, Albana Vokshit, Ivi Kasos dhe Klodiana Çapjas. Sipas kërkesës, socialistët argumentojnë se gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha ka përdorur gjuhë joparlamentare dhe nxitëse të dhunës, pasi u shpreh se plumbat e gomës dhe gazi lotsjellës që përdoren gjatë protestave duhet t’u hidhen deputetëve të Partisë Socialiste. Sa u përket gjashtë deputetëve të tjerë,...