1 Tetori, Dita Ndërkombëtare e Muzikës, në kujtim të Shën Jan Kukuzelit
Sot, më 1 tetor, shënohet Dita Ndërkombëtare e Muzikës, një datë që në traditën shqiptare lidhet edhe me figurën e Shën Jan Kukuzelit, kompozitorit, këngëtarit dhe reformatorit të njohur të muzikës kishtare bizantine. Sipas Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Dita Ndërkombëtare e Muzikës u shpall më 1 tetor 1975 nga Këshilli Ndërkombëtar i Muzikës, organizatë e themeluar nga UNESCO në vitin 1949. Ideja ishte miratuar dy vjet më herët, në Asamblenë e 15-të të Këshillit në Lozanë, me synimin për të promovuar muzikën si një gjuhë të përbashkët të njerëzimit dhe si urë që lidh kultura të ndryshme. Kjo ditë synon të rikujtojë rolin e muzikës jo vetëm si formë artistike, por edhe si mënyrë shprehjeje shpirtërore dhe identitare, e cila kapërcen kufijtë gjuhësorë dhe...
Burimi:
kultplus.com