1.98 metra dhe këmbë prej magjistari, Woltemade gati të “shpërthejë” te Juventusi

1.98 metra dhe këmbë prej magjistari, Woltemade gati të “shpërthejë” te Juventusi

Nick Woltemade është gati të marrë përsipër sulmin e Juventusit. Sulmuesi gjerman, pavarësisht përmasave të tij fizike, është një lojtar jo tipik për një qendërsulmues klasik, falë cilësive të jashtëzakonshme teknike dhe aftësisë për ta trajtuar topin me shumë elegancë. Me Luciano Spallettin në stol, Juventusi ka tashmë një tjetër pikë referimi në repartin ofensiv, pas afrimit të Kolo Muanit. Woltemade pritet të luajë një rol të rëndësishëm në sulmin bardhezi. Vetë sulmuesi gjerman ka folur për stilin e tij të lojës, duke theksuar se forca fizike nuk është e vetmja, madje as kryesorja, cilësi që e karakterizon. “Besoj se nga unë mund të pritet një stil loje shumë fizik, por mendoj se cilësitë e mia më të mira dhe më të rëndësishme janë teknika...