Zyrtarizohet data e nisjes së “Big Brother VIP”, ja kur fillon spektakli
Është zbuluar zyrtarisht data e nisjes së edicionit të pestë të “Big Brother VIP Kosova”, një prej formateve televizive më të ndjekura nga publiku shqiptar. BBVK5 do të nisë më 30 tetor, duke rikthyer në ekran spektaklin që gjatë edicioneve të mëparshme ka tërhequr vëmendje të madhe dhe ka nxitur diskutime të shumta në rrjetet sociale. Edicioni i ri pritet të sjellë banorë të rinj, dinamika të ndryshme dhe përballje që do të zhvillohen gjatë qëndrimit të konkurrentëve brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë. Me zyrtarizimin e datës, tashmë ka nisur edhe numërimi mbrapsht për premierën, ndërsa mbetet për t’u parë se cilët personazhe do të bëhen pjesë e këtij sezoni. Më 30 tetor, publiku do të ketë mundësinë të njihet me banorët e...
Burimi:
ntv.al