Zyrtari ukrainas: Witkoff dhe Kushner paraqitën propozime më efektive për t’i dhënë fund luftës
Të dërguarit e presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, kanë paraqitur në Kiev propozime të reja për përfundimin e luftës mes Ukrainës dhe Rusisë, të cilat zyrtarët ukrainas i kanë cilësuar si më efektive. Një zyrtar i lartë i presidencës ukrainase i tha Agjencisë Franceze të Lajmeve (AFP) se propozimet e paraqitura këtë herë janë ndryshe nga ato të mëparshmet. “Nuk është si më parë. Këtë herë është më efektive”, deklaroi zyrtari, duke shtuar se bisedimet vijojnë dhe se në takim ndodhen tre persona: Zelensky, Witkoff dhe Kushner. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky zhvilloi bisedime me dy të dërguarit amerikanë gjatë vizitës së tyre në Kiev, ndërsa në fokus ishte gjetja e një rruge për t’i dhënë fund konfliktit me Rusinë. Zelensky: Lufta...
Burimi:
syri.net