Zyrtari rus i futbollit dhe ish-oficeri i inteligjencës bëhet shtetas i ri i Serbisë

Zyrtari rus i futbollit dhe ish-oficeri i inteligjencës bëhet shtetas i ri i Serbisë

Zyrtari rus i futbollit dhe ish-oficeri i inteligjencës, Sergei Pryadkin, është bërë shtetas i Serbisë me vendim të autoriteteve serbe, konstatoi Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë nga analiza e dokumenteve zyrtare të Qeverisë serbe. Me vendimin e saj, përmes të cilit anashkalohen procedurat e rregullta, Pryadkin e mori shtetësinë serbe më 3 shtator. Dokumenti, i nënshkruar nga kryeministri serb, Gjuro Macut, u publikua një ditë më vonë në Gazetën Zyrtare. Në vendim, Qeveria i referohet një dispozite ligjore, sipas së cilës një i huaj mund ta fitojë shtetësinë serbe me procedurë të përshpejtuar, nëse kjo përbën “interes” për shtetin. Megjithatë, autoritetet nuk dhanë ndonjë arsyetim për këtë vendim, ndërsa raportimet e mediave tregojnë për lidhje të afërta të Pryadkinit me figura kyç...