Zyrtare! Mauricio Pochettino trajneri i ri i Manchester United pas shkarkimit të Michael Carrick
Manchester United ka njoftuar zyrtarisht Mauricio Pochettino si trajnerin e ri të ekipit. Në një deklaratë të klubit thuhet: “Mauricio Pochettino ka rënë dakord të marrë drejtimin e ekipit të Manchester United duke filluar nga 18 nëntori”. Klubi ka arritur një marrëveshje me Federatën Amerikane të Futbollit (U.S. Soccer Federation) që Mauricio dhe stafi i tij të largohen pasi të kenë përmbushur detyrimet e tyre me Kombëtaren e SHBA-së. Argjentinasi njihet për stilin e tij të futbollit sulmues dhe me intensitet të lartë, për përkushtimin në ndërtimin e ekipeve të forta e të bashkuara, si dhe për rezultatet e shkëlqyera në zhvillimin e lojtarëve individualë. Gjatë pesë sezoneve të plota te Tottenham Hotspur, Pochettino e bëri klubin një pretendent të rregullt në UEFA Champions League,...
Burimi:
telesport.al