Zyrafete Manaj: Pse ike, Florë?
Flora Brovina Poezi nga Zyrafete Manaj E lamë ta pinim kafen bashkë sërish,të ndërtonim kullën e kujtesës,të bartnim vargjet e thyerapër dhimbjet e njeriut,dhimbjen e fëmijëveta kthenim në buzëqeshje. E lamë të takoheshimkur të freskohej koha,kur të pushonin zhurmat e kota.E lamë të takoheshimt’i shtonim vargjet e lirisë,të këndonim për lirinë tonëtë shumëvuajtur. E lamë…por ti ike. Pse kështu, Florë?Pse na e le këtë heshtjenë vend të fjalëve,këtë mall në vend të takimit? Kafenë do ta pimë sërish,por vendi yt do të mbetet bosh.Vargjet do t’i vazhdojmë,por zëri yt do të na mungojë. E ti, Florë,do të mbetesh aty ku nuk vdes askush:në kujtesë,në varg,në dhimbjen që bëhet këngëdhe në lirinëpër të cilën ëndërruam bashkë. Pse ike, Florë? ObserverKult Lexo edhe: Zyrafete Manaj: Zonjë mes...
Burimi:
kultplus.com