Zviceranët refuzojnë neutralitetin më të rreptë, ruhet bashkëpunimi me NATO-n

Zviceranët refuzojnë neutralitetin më të rreptë, ruhet bashkëpunimi me NATO-n

Zviceranët kanë refuzuar qartësisht propozimin për forcimin e rregullave të neutralitetit, i cili do të kufizonte ndjeshëm mundësinë e vendit për të bashkëpunuar me NATO-n dhe për të vendosur sanksione ekonomike. Sipas projeksioneve të para, rreth 71 për qind e votuesve votuan kundër nismës, duke e rrëzuar propozimin që synonte të përcaktonte në Kushtetutë një neutralitet ‘të përhershëm dhe të armatosur’ me rregulla shumë më të ngurta. Nisma parashikonte që Zvicra të mos mund të anëtarësohej apo të bashkëpunonte me aleanca ushtarake dhe mbrojtëse, përveç rasteve kur vendi do të sulmohej ose përballej me një sulm të drejtpërdrejtë. Gjithashtu, sanksionet ekonomike do të mund të miratoheshin vetëm nëse ishin vendosur nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së. Kjo do të kishte kufizuar edhe bashkëpunimin aktual të...